LAJME / E Diel 27 Shtator 2026, 18:06

Shoferi i makines prplas 41 vjecarin me vetedije, del arsyeja befasuese

Një 41-vjeçar me origjinë nga Letonia është përplasur nga një automjet në Milano, pasi dyshohet se po kërcënonte me thikë një kalimtar.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, rreth orës 20:00, në kryqëzimin mes Corso di Porta Vittoria dhe Piazza Cinque Giornate.

Sipas rindërtimit paraprak të policisë, 41-vjeçari, i cili kishte precedentë të mëparshëm, dyshohet se i drejtoi thikën një 35-vjeçari italian.

Një shofer që po kalonte në atë moment ka parë skenën dhe, në përpjekje për ta ndaluar agresorin, e ka përplasur me automjet.

41-vjeçari u transportua në spitalin Policlinico, ku rezultoi me dëmtime në këmbë dhe iu dha një prognozë mjekësore prej më shumë se 40 ditësh.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është vënë nën hetim për plagosje të rëndë, ndërsa 41-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë për kërcënim të rënduar.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes.