LAJME / E Hënë 15 Qershor 2026, 21:09

Tronditëse/ Efektivja e policisë, plagoset me thikë nga bashkëshorti, autori vetëvritet në makinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Dramës në Greqinë veriore, ku një efektive policie është plagosur rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj, gjithashtu oficer policie.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi brenda banesës së çiftit. Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ku gjetën gruan në gjendje kritike. Pas sulmit, autori u largua nga banesa, duke vënë në lëvizje autoritetet për lokalizimin e tij. Pak më vonë, ai u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.

Mediat greke raportojnë se oficeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit, megjithëse rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende nën hetim.

Ndërkohë, policja e plagosur është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Nuk janë bërë ende publike detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi familjare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE