LAJME / E Enjte 6 Gusht 2026, 18:06

Tragjike/ Një 34-vjeçar gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë, policia jep detaje

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në tarracën e shtëpisë së tij në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Vllëzëria Dalamani”.

“Sot, rreth orës 09:35, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Vllëzëria Dalamani’ në Pejë, nga një familjar është gjetur në tarracën e shtëpisë një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi Rugova.

“Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE