LAJME / E Enjte 6 Gusht 2026, 18:06

KONFIRMOHET Ambasadori i Amerikës në Shqipëri, kush merr “OK” nga Trump

Eric Wendt ka marrë aprovimin edhe nga Senati Amerikan si ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri.

Tani, mbetet si procedure formale vetëm firmosja nga presidenti amerikan, Donald Trump që Wendt të nisë punën në Shqipëri.

Wendt ka një karrierë të gjatë mbi tri dekada në ushtri dhe në struktura ndërkombëtare të sigurisë. Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara me mbi 34 vjet shërbim.

Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur poste kyç në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Gjatë karrierës së tij, ëendt ka qenë koordinator i Sigurisë i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez në periudhën 2017–2019, si dhe shef i Shtabit në Komandën e Paqësorit të SHBA-së.

Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE