
Një baba në Teksas të ShBA-së është akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 2-vjeçare, pasi dyshohet se e ka lënë të mbyllur në një makinë për orë të tëra, ndërsa ai kishte rënë në gjumë pas një nate me konsum të madh alkooli.
Ngjarja tragjike ndodhi të dielën në Midland, Teksas, gjatë një dite me temperatura rreth 35 gradë Celsius. Sipas policisë, 25-vjeçari Lorenzo Rodriguez kishte konsumuar alkool në shtëpi dhe më pas kishte fjetur, ndërsa vajza e tij kishte mbetur e mbyllur në automjetin e parkuar jashtë banesës, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Familjarët kishin shkuar për ta kontrolluar Rodriguezin dhe vajzën e tij, pasi ishin të shqetësuar për shkak të konsumimit të alkoolit një natë më parë. Vëllai dhe kunata e tij nuk morën përgjigje pasi trokitën në derë, ndaj hynë në shtëpi duke hequr një njësi të kondicionerit nga dritarja.
Brenda banesës, ata e gjetën Rodriguezin në gjumë të thellë. Pasi e zgjuan, ai u tha se kishte qenë pa vetëdije që nga ora 20:00.
Lorenzo has been charged with murder
Kur familjarët nuk e gjetën vajzën në shtëpi, dolën jashtë dhe kontrolluan makinën. Aty zbuluan vogëlushen brenda automjetit, i cili nuk ishte i ndezur. Ata thyen një xham për ta nxjerrë fëmijën dhe e dërguan me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Rodriguez tani përballet me akuzën për vrasje kapitale në lidhje me vdekjen e vajzës së tij.
Ky rast vjen pas një tjetër tragjedie të ngjashme në ShBA, ku një baba nga Florida u dënua pasi vajza e tij 18-muajshe humbi jetën pasi ishte lënë në makinë ndërsa ai kishte dalë për të pirë.
Scott Allen Gardner, 34 vjeç, pranoi akuzat për vrasje të shkallës së dytë, abuzim të rëndë ndaj fëmijës dhe neglizhencë të rëndë, pas vdekjes tragjike të vajzës së tij Sebastian Gardner./Klankosova.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
