LAJME / E Shtunë 19 Prill 2025, 16:04

TRAGJIKE! Aksident në Shkodër, e moshuara përplas për vdekje me makinë kalimtaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku një 65-vjeçare ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “3 Heronjtë”, ku një 70-vjeçare duke drejtuar makinën e saj, pas përplasur gruan që po kalonte rrugën. Fatkeqësisht, 65-vjeçarja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të mara dhe ka ndërruar jetë pasi u dërgua në spital.

Ndërkohë, shoferja 70-vjeëare është shoqëruar nga policia në komisariat.

Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.