LAJME / E Martë 9 Qershor 2026, 03:03

Tragjedi në Mesdhe! Përmbyset anija me emigrantë pranë Maltës: Të paktën 10 vktima

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një anije me emigrantë u përmbys në ujërat pranë Maltës, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Sipas autoriteteve, mjeti lundrues ishte nisur nga brigjet e Libisë dhe transportonte rreth 60 emigrantë në momentin e aksidentit. Pas sinjalizimit për emergjencën, autoritetet malteze kërkuan mbështetjen e Italisë për ndërhyrje në zonë.

Roja Bregdetare italiane njoftoi se gjatë operacionit të shpëtimit u gjetën 10 trupa të pajetë, ndërsa kërkimet vazhduan gjatë gjithë ditës për të lokalizuar persona të tjerë që mund të kenë mbetur në det.

Një anije peshkimi që ndodhej pranë vendit të ngjarjes arriti të nxirrte nga uji 48 persona, të cilët u shpëtuan të gjallë dhe morën ndihmën e nevojshme.

Ngjarja është një tjetër tragjedi në rrugën e rrezikshme të migrimit në Mesdheun Qendror. Sipas të dhënave të publikuara nga International Organization for Migration, të paktën 827 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i këtij viti gjatë përpjekjeve për të kaluar këtë korridor detar, ndërsa gjatë vitit të kaluar numri i viktimave në të njëjtën rrugë arriti në më shumë se 1,330.

Autoritetet italiane dhe malteze vijojnë operacionet në zonë, ndërsa priten informacione të mëtejshme mbi identitetin e viktimave dhe shkaqet e sakta të përmbysjes së anijes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE