LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 15:03

Tragjedi në Itali: Ky është i riu shqiptar që humbi jetën, publikohen fotot dhe të dhënat

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së dielës, 12 korrik, në Bezzecca, në provincën e Trentos, ku humbi jetën një 42-vjeçar me origjinë shqiptare.

Viktima është identifikuar si Renis Domi, prej kohësh banues në Concesio. Ai po udhëtonte me një motor Yamaha R1 në zonën e Val di Ledro, kur u përplas frontalisht me një automjet Renault Clio, që drejtohej nga një 67-vjeçare nga Bezzecca.

Sipas mediave italiane, makina ishte duke kryer një manovër kthimi në momentin kur ndodhi përplasja e fortë. Goditja rezultoi fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

I ndjeri u përball me goditje fatale duke u zhvendosur gjatë aksidentit, 40 metra nga vendngjarja.

Pak metra pas tij, rreth 100 metra larg, udhëtonte edhe partnerja e tij, po ashtu me motor, e cila u përball me skenën e rëndë pas aksidentit.

Drejtuesja e Renault Clio u transportua në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ndërhyri Policia Rrugore, e cila kreu veprimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE