LAJME / E Diel 20 Prill 2025, 20:08

Tragjedi në Itali, 16-vjeçari shqiptar ndërron jetë në gjumë! Nëna e gjen të vdekur në krevatin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali ku një adoleshent shqiptar ka ndërruar jetë.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar disa ditë më parë, konkretisht më 17 prill, në Firence të Italisë, ku 16-vjeçari shqiptar u gjet pa shenja jete në banesën ku jetonte me familjen.

Ishte nëna e të riut ajo e cila gjeti të vdekur djalin e saj në shtratin e tij. Kur ajo u kthye nga puna dhe pa që i biri nuk ishte në dhomën e ndenjës dhe as nuk mori përgjigje kur e thirri dhe prandaj shkoi në dhomën e tij dhe duke menduar se ishte në gjumë filloi që ta thërriste për ta zgjuar.

Por, fatkeqësisht ndonëse e thirri disa herë ai nuk ktheu përgjigje dhe kështu e tmerruar ajo telefonoi urgjencën. Kanë qenë mjekët ata të cilët e konfirmuan vdekjen e të miturit në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, vdekja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.