LAJME / E Hënë 8 Qershor 2026, 23:11

Tragjedi e rëndë, vritet një person (Dalin detajet)

Nj18-vjeçari humb jetën në Gjakovë pas një konflikti mes fqinjëve, dyshohet se ngjarja nisi për shkak të bindjeve politike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjakovën mbrëmjen e së dielës, ku një i ri 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga mjete të forta dhe të mprehta gjatë një konflikti që ndodhi në rrugën “Ali Ibra”.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha, ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një fjalosjeje mes viktimës dhe një fqinji të tij. Burime familjare kanë bërë të ditur se mosmarrëveshja lidhej me bindjet e ndryshme politike të palëve.

“Siç na ka thënë babai i viktimës, 18-vjeçari kishte votuar një parti tjetër, ndërsa komshiu i tij një parti tjetër”, raportoi gazetarja Berisha.

Konflikti verbal më pas dyshohet se ka eskaluar në përleshje fizike, ku janë përdorur mjete të forta dhe të mprehta. Si pasojë e lëndimeve të marra, 18-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se përveç viktimës, lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona të tjerë, përfshirë edhe personin e dyshuar për përfshirje në incident.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin e saktë të konfliktit apo masat e ndërmarra ndaj të dyshuarit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim, ndërsa opinioni publik pret sqarimin e plotë të një ngjarjeje që ka përfunduar me pasoja tragjike për një familje dhe komunitetin lokal në Gjakovë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE