LAJME / E Diel 9 Gusht 2026, 02:02

Tragjedi e rëndë/ Larg syrit të prindërve, 4-vjeçari mbytet në pishinë

Një ngjarje tragjike ka tronditur ishullin grek të Parosit, ku një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e një bari pranë plazhit.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija u pikas pa ndjenja në ujë nga dy gra të reja. Një prej punonjësve të lokalit u fut menjëherë në pishinë dhe e nxori të miturin në breg, ndërsa në vendngjarje u njoftuan shërbimet e emergjencës.

Një ambulancë e EKAB mbërriti me urgjencë në zonë dhe ekipet mjekësore tentuan ta shpëtonin fëmijën, por pavarësisht përpjekjeve, ai nuk mundi të mbijetonte. Sipas raportimeve, prindërit e 4-vjeçarit ndodheshin në ambientet e barit të plazhit në momentin e ngjarjes, por nuk ishin pranë fëmijës.

Pas tragjedisë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë.

Policia ka arrestuar pronarin e barit të plazhit dhe prindërit e fëmijës, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej tyre. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në zonë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në mbytjen fatale të fëmijës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE