LAJME / E Diel 9 Gusht 2026, 04:04

NAMI ne Korce, dronë dhe RENEA “zbarkojnë” në varrezat e Korçës, ja cfare po ndodh

Forcat RENEA kanë “zbarkuar” na varrezat e qytetit të Korçës, ku kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar për vrasjen e 20 vjeçarit Joan Zuko.

Sipas informacioneve paraprake, Kristjan Sterjo, i dyshuari kryesor për vrasjen është parë në zonë pas ngjarjes, prandaj edhe forcat speciale e kanë përqendruar kërkimin në varrezat e qytetit. Kujtojmë se më herët Forcat RENEA, zhvilluan kontrolle në banesën e Kristjan Sterjos por nuk mundën ta gjejnë.

Kristjan Sterjo, dyshohet se e qëlloi me kallashnikov, 20 vjeçarin pas një konflikti i cili sipas policisë ishte i mbartur mes tyre, dhe kishte nisur sot rreth orës 14:00. Dy të rinjtë njiheshin prej vitesh dhe, sipas burimeve, ishin rritur bashkë.

LEXO EDHE: E rende ne vend, gjendjet trupi i pajete i nje gruaje
Kujtojmë se Zuko dyshohet se është ndjekur nga autori përpara se të përfundonte brenda një pallati në zonën e lagjes nr. 14. 20-vjeçari, i cili mësohet se nuk ishte banor i kësaj lagjeje, dyshohet se ka tentuar t’i shpëtojë ndjekjes duke u futur në hyrjen e një apartamenti. Por përpjekja për t’u fshehur nuk ka mjaftuar.

Autori dyshohet se e ka ndjekur deri brenda pallatit, ku ka arritur ta gjejë dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet kallashnikov. Plumbat i kanë shkaktuar plagë të rënda 20-vjeçarit, duke i marrë jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE