LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 01:01

Tonelata droge dhe miliarda euro, si u porositën vrasjet nga “terrori i Brazilit”, grupi i Armando Pacanit

Sipas dosjes së SPAK-ut, të siguruar nga emisioni 'Në Shënjestër', El Ouejdi është një nga personat kryesorë të përfshirë në aktivitetet e xhaxhait të tij, Salvatore Aliu.

Kjo ndodh sepse El Ouedi është personi kryesor që merr në Belgjikë ngarkesat e drogës që xhaxhai i tij Salvatore Aliu sillte nga Ekuadori. Këto ngarkesa i ruan në shtëpi të sigurta në Belgjikë dhe më pas i lë e i shpërndan në vende si Italia, Franca, Zvicra ose...

“Hetimet kanë treguar se kokaina trafikohej e fshehur në automjete të modifikuara dhe më pas merrej në këto vende nga anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Bazuar në komunikimet që El Ouejdi bën në Sky Ecc, ai pretendon se shet 30-40 kg kokainë në një ditë të vetme. Me dërgesa nga Belgjika dhe Holanda në Zvicër, Francë, Gjermani, Itali, Greqi, Spanjë ku e shkëmben atë me kanabis sativa, Shqipëri, Turqi ku e shkëmben atë me heroinë, apo edhe në Norvegji. El Ouejdi mban kontakt të vazhdueshëm me xhaxhain e tij Salvatore Aliu, të cilit i raporton në lidhje me operacionet e drogës, por edhe me lëvizjet e parave”, thuhet në dosjen SPAK.

Edhe pse dosja SPAK nuk e përcakton qartë lidhjen midis shqiptarit, Salvatore Aliu, dhe një shqiptari tjetër, Armando Pacani, apo me një bos tjetër droge, Dritan Gjika, gjithçka duket se ka të bëjë me njohjen dhe bashkëpunimin e tyre në trafikun e drogës në Amerikën e Jugut.

Armando Pacani, me origjinë nga Përmeti, por që emigroi në Gjermani në adoleshencë, i cili, sipas dosjes braziliane të siguruar më parë nga emisioni “Në Shënjestër”, ishte një nga personazhet kryesore që në vitin 2020 përmbyti Evropën me drogë.
Duke e bërë këtë me një organizatë kriminale me seli në Brazil, të njohur si 'Orcrim',
ku me sa duket kishte rolin e porositjes dhe marrjes së drogës në portet e Evropës.

Armando Pacani, i cili është një nga 10 emrat në listën e urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, organizata e udhëhequr nga Salvatore Aliu. Besohet se Pacani kishte një rol kryesor në trafikun e drogës gjatë viteve 2019-2021 nga Amerika e Jugut në Evropë, ku u trafikuan sasi të mëdha kokaine. Grupi kishte 209 llogari bankare me një vlerë prej rreth 150 milionë eurosh. Pacanit i atribuohet disa dërgesash droge.

Siç ishte edhe trafikimi i një sasie të konsiderueshme kokaine në portin e Hamburgut në Gjermani në vitin 2020. Pikërisht periudha kur Salvatore Aliu dhe Sokol Bibaj transportonin ton kokainë drejt Evropës.
Armando Pacani gjithashtu i përket kësaj dërgese që daton që nga dhjetori i vitit 2020.

“Rasti i referohet dërgesës së një sasie kokaine në Holandë, të fshehur në një dërgesë me taninë, në dhjetor 2020. Edhe pse nuk pati sekuestrim të drogës apo monitorim të kontrolluar të procesit, ndërmarrja u identifikua nga analiza e bisedave në Sky Ecc. Ku është provuar tashmë se njëri nga të dyshuarit, i njohur si Alvarenga, ia furnizoi drogën Armando Pacanit”, thuhet në dosjen hetimore.

Por ky nuk do të ishte i vetmi rast kur emri i Armando Pacanit do të shfaqej në skenë, si një nga blerësit e kokainës që vinte nga Brazili. Gjithmonë, në emër të organizatës kriminale 'ORCRIM'. Siç do të ishte edhe episodi i datës 12 shkurt 2022.
Një episod që në fakt nuk rezultoi i suksesshëm. Kjo për shkak se sasia e drogës së porositur nga Pacani nuk mund të largohej nga Brazili, pasi autoritetet ligjzbatuese në Brazil rezultuan të ishin më të shpejta dhe prej kohësh e kishin ndjekur organizatën me të cilën bashkëpunonte Pacani.

“Më 12 shkurt 2022,
Policia Federale sekuestroi 2.5 ton kokainë në portin e Duque de Caxias, në Rio De Janeiro, të cilat ishin fshehur në një depo ku ishin të përfshirë Rodrigo Paredes Alvarenga dhe Armando Pacani.
Nga bisedat në Sky Ecc, u përcaktua se Alvarenga furnizoi shqiptarin Armando Pacani me drogë dhe ngarkesa e kokainës u mbajt në magazinë, duke pritur dërgesën jashtë vendit”, thuhet në dosje.

Vetë analiza e fakteve çoi në idenë se Armando Pacani ishte një nga personat kryesorë në Evropë për blerjen e dërgesave të mëdha të kokainës nga shpërndarësit e Amerikës së Jugut. Një organizatë ku bënte pjesë edhe Pacani, e cila kishte filluar të bëhej e dhunshme dhe kjo ishte bërë një shqetësim serioz për autoritetet ligjzbatuese në Brazil. Siç ishte edhe kjo bisedë e zhvilluar në Sky Ecc, midis anëtarëve të grupit kriminal.

“Megga: Pastaj ishte fundjava dhe nuk thashë më asgjë. Por do të ndjek një qasje tjetër me të.”

Fantazma: Nëse pas kësaj bisede që do të keni me të sot dhe mesazhit që do të marrë gruaja e tij, nuk e zgjidhni, atëherë gjithçka do të shpërthejë, ai, fëmijët, gruaja, madje as qeni nuk do të shpëtojnë. Sot është dita e fundit që ai duhet të vendosë. Ky krimb nuk mund të na bëjë kllounë. Betohem në Zot!”, thuhet në dosje.

Armando Pacani vazhdon të kërkojë strehim në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe pse kundër tij ka një kërkesë për ekstradim nga Brazili. Por një vendim i diskutueshëm nga Gjykata në Dubai e shtyu këtë ekstradim për një periudhë të pacaktuar.
Kjo derisa Brazili të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm.
Pacani, i cili akuzohet se është marrësi i 17 tonëve kokainë të dërguar në Evropë, me një vlerë të vlerësuar prej 3.8 miliardë dollarësh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE