LAJME / E Hënë 21 Prill 2025, 02:02

Tmerr në SHBA/ Një i armatosur mbyll veten në supermarket dhe qëllon mbi punonjësit dhe oficerët e policisë

SHBA- Një incident i ri i dhunës me armë është duke u zhvilluar në SHBA, ku një person i armatosur hyri në një dyqan ushqimesh në Jacksonville dhe filloi të qëllonte ndërsa punonjësit dhe klientët ishin brenda dyqanit.

Shefi i policisë ka konfirmuar se i dyshuari është bllokuar në brendësi të dyqanit ushqimor dhe vazhdon të gjuajë. Deri më tani nuk raportohet për pengje, ndërsa klientët janë evakuuar nga dyqani. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pritet një bastisje e ekipit të SWAT.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.