LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 19:07

Tjeter doreheqje e forte nga posti i Kryeministrit

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginien?, ka dhënë dorëheqjen së bashku me kabinetin e saj, duke përmbyllur një mandat rreth 10-mujor në krye të qeverisë.

Sipas mediave vendase, ajo pritet të rikthehet në qeverinë e re si ministre e Çështjeve Sociale, në një ekzekutiv që mund të drejtohet nga Mindaugas Sinkevi?ius, i cili shihet si kandidati kryesor për postin e kryeministrit të ardhshëm.

Në deklaratën e saj pas mbledhjes së fundit të kabinetit, Ruginien? u shpreh se në politikë “asgjë nuk është e përhershme” dhe se çdo mandat ka një afat të përcaktuar, duke theksuar se qeveria e saj e ka përmbushur detyrën gjatë kësaj periudhe.

Mandati i saj është shoqëruar me disa sfida, përfshirë incidente të sigurisë, rritje të shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndryshime në disa ministri, si dhe kritika për menaxhimin e çështjeve të brendshme dhe udhëtimeve zyrtare.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Naus?da, pritet të propozojë zyrtarisht kandidaturën e Sinkevi?ius në parlamentin Seimas, i cili më pas do të vendosë për miratimin e qeverisë së re, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE