
Një aksident i rende rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Tepelenë–Memaliaj, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur pesë persona.
Mësohet se aksidenti i rende ka ndodhur në dalje të qytetit të Tepelenës. I plagosur ka mbetur Dritan Bektashi, drejtuesi i një automjeti tip Volkswagen, i cili po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës, si dhe katër turistë të huaj që ndodheshin në një automjet tip Fiat.
Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
