Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan.
Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.