LAJME / E Diel 29 Tetor 2023, 17:05

Tiranë/Rrahën policin dhe i morën pistoletën, një ditë më pas 34-vjeçari...

Policia e Tiranës ka arrestuar 34-vjeçarin E. T. banues në Tiranë dhe ka proceduar penalisht 33-vjeçarin R. N. banues në Kamëz, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit kanë goditur me grusht një punonjës Policie i cili ishte jashtë shërbimit.

Siç bëhet e ditur nga policia autorët kanë goditur punonjësin e policisë ku më pas i kanë marrë armën e shërbimit, dhe janë larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën “Foto Xhavella”, ku më pas 34-vjeçari është vetëdorëzuar në Polici, dhe ka dorëzuar edhe armën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./tvklan.al