Një tentativë grabitje ka ndodhur pas mesnatës në Plug të Lushnjës. Një person ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele.
Në momentin që ka hyrë është pikasur nga i zoti, ku më pas janë përleshur.
Personi që ka shkuar për të grabitur ka qenë më armë gjahu
Gjatë përleshjes është përdorur arma ku i zoti Flamur Mane ka marrë dëmtime.
Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës.