LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 19:07

Tensionet në protestë/ Shkon në 8 numri i të arrestuarve, 12 ende me statusin e të shoqëruarit (EMRAT)

Shkon në 8 numri i personave të arrestuar për shkak të tensioneve të ndodhura paraditen e sotme në protestën para Kuvendit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në komisariatin nr.4 në kryeqytet ndodhen katër të arrestuar, ndërsa katër të arrestuarit e tjerë janë në komisariatin nr. 1. Në këtë komisariat po mbahen: Kujtim Pervataj, Romario Dushi, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj

Personat e arrestuar që po mbahen në komisariatin nr.4 janë identifikuar si: Besard Kajmi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni, Durim Bami.

Ndërkohë 12 persona të tjerë të cilët ndodhen në komisariatin nr.3 janë me statusin e personave të shoqëruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE