LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 01:01

Temperaturat ekstreme/ Vapa rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, mjekët apelojnë kujdes: Shmangni ekspozimin në diell

Sezoni veror ka nisur me temperatura të larta, ndërsa parashikimet meteorologjike tregojnë se muajt në vijim do të karakterizohen nga mot i nxehtë dhe i thatë. Kjo situatë mund të ndikojë në përkeqësimin e disa patologjive, veçanërisht te pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Mjekët theksojnë se konsultat e rregullta me specialistin dhe ndjekja korrekte e trajtimit të përshkruar mbeten elementët kryesorë për të shmangur komplikacionet gjatë periudhës së verës.

Ekspertët e shëndetësisë apelojnë që, në kushtet e temperaturave të larta, e gjithë popullata të tregojë kujdes. Megjithatë, më të rrezikuar mbeten të moshuarit, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

Ata rekomandojnë shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve të pikut, përdorimin e veshjeve të lehta dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve për të parandaluar dehidratimin dhe problemet që mund të shkaktojë vapa në organizëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE