LAJME / E Diel 15 Shtator 2024, 23:11

Të shtënat me armë zjarri pranë fushës së golfit të Trump, reagon Harris: Dhuna nuk ka vend në Amerikë

Kamala Harris ka reaguar pas të shtënave me armë zjarri pranë fushës së golfit ku po luante ish-presidenti, Donald Trump.

“Jam informuar mbi të shtënat me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shton ajo.

Sipas mediave amerikane ish-presidenti Donald Trump nuk ka pësuar lëndime, pasi të shtënat u raportuan pranë fushës së tij të golfit në Florida të dielën.

Zëdhënësi i fushatës së Trump, sqaroi se ish-presidenti Trump është i sigurt. sot.com.al