
Ka nisur që ditën e djeshme të qarkullojnë target e personalizuara. E natyrisht që një element kaq të veçantë, nuk kishte sesi mos të tërhiqte edhe figurat publike.
Reperi i mirënjohur Noizy, çeli siparin e kësaj risie duke u pajisur i pari me targën N00IZY. Jemi të sigurt që në vijim do të shikojmë edhe shumë personazhe të tjerë që do të marrin targën e personalizuar, që duhet thënë ka dhe çmimin e kripur.
Të ardhurat nga ky shërbim do të shkojnë për përballimin e shërbimeve jetike për qytetarët/subjektet që DPSHTRR prej vitesh ndihmon t’u ulen kostot dhe për modernizimin e sistemeve dhe infrastrukturës së shërbimeve të transportit rrugor,
për projektet edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore, për aktivitetet Retro dhe eventet ndërgjegjësuese, për nisma përgjegjësie sociale e solidariteti, për financimin e reformave sektoriale,
për programet e investimeve publike nga Automotorizimi Shqiptar dhe rritjen e kapaciteteve të entit.
