Ndryshon strategjia e protestës studentore. Ja çfarë do ndodhë çdo të mërkurë dhe të shtunë?

Nga Class• 9 November 2026

Ndryshon strategjia e protestës studentore. Ja çfarë do

Pas një periudhe protestash dhe mungesash në mësim, studentët kanë vendosur

të rikthehen pjesërisht në auditore me qëllim shpëtimin e vitit akademik,

i cili u rrezikua nga humbja e orëve të mësimit.

Megjithatë, revolta studentore do të vijojë me një formë të re organizimi.

Studentët kanë vendosur që çdo të mërkurë të aplikohet bojkot total në të gjitha fakultetet e vendit, ditë në të cilën asnjë student apo pedagog nuk do të merr pjesë në procesin mësimor.

Ndërkohë, ditët e shtuna do të rezervohen për protesta kombëtare masive për të mbajtur presionin ndaj institucioneve.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka dalë në mbështetje të kësaj kauze, ndërsa u është kërkuar mirëkuptimi drejtuesve të arsimit të lartë për rregullimin e strukturës mësimore.

Studentët nëvizojnë se kushtet e vështira në fakultete dhe mungesa e bazës materiale për praktikat mbeten shqetësimet kryesore, duke e parë bojkotin e pjesshëm si mjet presioni për të siguruar arsim cilësor.