LAJME / E Shtunë 4 Nëntor 2023, 00:12

Stuhi të forta shiu në Tiranë. Rrugët e kryeqytetit 'paralizohen' nga automjetet (Harta)

Stuhi të forta shiu kanë përfshirë dhe vendin tonë. Duket se stuhia ‘Ciaran" do të shkaktojë pasoja edhe në Shqipëri.

Siç shihet dhe nga fotot, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Tiranën, duke krijuar një situatë kaotike.

Për shkak të reshjeve është bllokuar një pjesë e autostradës Turanë-Durrës.

Gjithashtu dhe shumë akse rrugore të kryeqytetit janë përmbytur, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.