Të martën, Prokuroria e Posaçme (SPAK) pritet të hedhë në tryezën e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) provat e reja që mund të vulosin fatin e Erion Veliajt, i cili ndodhet në arrest që prej shkurtit të këtij viti. Por ndryshe nga pritshmëria për heshtje dhe reflektim, Veliaj ka zgjedhur të flasë përmes TikTok, duke publikuar një video të pazakontë me një rosak në dorë, të cilin e quan “Nesti A.”, një sulm i koduar ndaj denoncuesit misterioz që e përmendi në dosjen e SPAK, duke e kallëzuar dhe fundosur.
Në sfondin e seancës që u shty për mungesë të biznesmenit Elman Abule, mesazhi i Veliajt tingëllon si paralajmërim, se ai tashmë e ka zbuluar kush qëndron pas “goditjes” dhe që e hodhi në “gojën e SPAK”. “Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm… por përballë meje duket si mizë”, shkruan ai, duke ironizuar pa mëshirë “Nestin”. Ndërkaq avokati i Veliajt deklaron se do të kërkojë ndryshim të masës së sigurisë nëse SPAK nuk sjell prova bindëse të martën. Por megjithatë kjo panoramë tregon se një gjë është e qartë: Veliaj nuk ka ndërmend të heshtë, madje po luan në mënyrën e tij, me thumbime të koduara dhe sinjale se “loja e madhe” sapo ka nisur.
Konkretisht Gjykatën e Posaçme (GJKKO) shtyu për të martën ora 11:30 seancën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt mbahet nën “arrest në burg”. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”. Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi kishte firmosur deklaratë që do të përfaqësohej nga avokati i tij Ermir Beta. Në këtë seancë pritej që SPAK të paraqiste informacionin 2 mujor mbi ecurinë e hetimeve. Por për shkak se u shty ato do të bëhen të martën e javës që vjen. Në përfundim të raportimit, SPAK pritet të shprehet nëse masa e sigurisë “arrest me burg” duhet të mbetet në fuqi apo mund të zbutet, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Ndërsa avokati i Veliajt, Ermir Beta, deklaroi për “News 24” se do të shqyrtojë mundësinë për të kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, në varësi të përmbajtjes së veprimeve hetimore që do t’i paraqiten nga Prokuroria e Posaçme. Megjithatë seanca e ardhshme ka rëndësi vendimtare, pasi nëse konstatohet se nuk ka më nevojë për veprime të tjera hetimore ndaj kryebashkiakut të pezulluar, masa e sigurisë mund të ndryshohet, duke hapur rrugë për një zhvillim të ri në këtë çështje, ose në të kundërt ai do të mbetet në burg, ku akuzat që rëndojnë mbi të janë të forta.
Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli që prej muajit shkurt, vijon të postojë video në platformën TikTok duke iu bashkuar trendeve të këtij rrjeti social. Kësaj radhe Veliaj ka ndarë një video ku shfaqet me një rosak në duar në zyrat e Bashkisë dhe krahas saj shkruan “rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë”. Me Nestin. A, Veliaj duket se i referohet personazhit anonim që e denoncoi në SPAK (Nesti Angoni), ndërsa një mesazh ka edhe për kundërshtarët e tij. “S’jam i habitur që kundërshtarët e mi, me veç një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, nuk flenë dot nga ca video në TikTok. Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni kurrë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Tik Tok do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE