LAJME / E Enjte 4 Qershor 2026, 16:04

Sot nuk u v*a thjesht një polic, u v*a shteti" - Softa kritika të forta drejtuesve të policisë për mënyrën e...

Një operacion i Policisë së Shtetit për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë ka përfunduar në një tragjedi të rëndë, duke lënë të vrarë një punonjës policie dhe duke plagosur një tjetër. Ngjarja e rëndë ka nxjerrë në pah mangësi serioze në organizimin dhe pajisjen e forcave të rendit gjatë ndërhyrjeve të këtij niveli. Në një intervistë për “Ora News” Fatjon Softa, ekspert sigurie ka ndarë detajë e nga ngjarja e rëndë.

I dyshuari, një ish-ushtarak i trajnuar mirë në përdorimin e armëve dhe taktikave luftarake, ishte i shpallur në kërkim që prej korrikut të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me një vendim të formës së prerë me 10 vjet burg. Për shkak të të kaluarës së tij dhe aftësive të larta për të kryer goditje në terren, operacioni kërkonte një strategji të mirëfilltë dhe mbështetje të specializuar. Në këtë aksion ishin të angazhuar rreth 35 efektivë nga forcat e qarkut dhe njësia “Shqiponja”. Megjithatë, sipas të dhënave, operacioni ka vuajtur nga mungesa e mjeteve mbështetëse logjistike.  Sipasa Sume dije se nuk ka pasur mbështetje nga ajri me dronë apo helikopterë për orientimin e trupave.

Gjithashtu u ngritën pikëpyetje të forta se përse nuk u angazhuan forcat elitë të policisë, të cilat janë të trajnuara specifikisht për situata me rrezikshmëri të tillë ekstreme. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria kanë nisur tashmë një hetim të thelluar për të zbardhur rrethanat që çuan në vrasjen dhe plagosjen e efektivëve.

Hetimi pritet të hedhë dritë mbi mënyrën se si u drejtua operacioni, komunikimin mes strukturave, distancën e ndërhyrjes dhe, mbi të gjitha, nëse efektivët ishin të pajisur me mjetet e duhura mbrojtëse, si veshjet balistike. Fakti që autori arriti të qëllojë me efikasitet dhe të shkaktojë viktima në radhët e policisë ngre dyshime të mëdha mbi sigurinë dhe menaxhimin e këtij aksion, ka theksuar ndër të tjera Softa.

“Shumë sesa rëndë tregoi dhe sesa agresiv dhe sesa të vështira janë rastet kur Policia e Shtetit duhet të bëjë veprime policore për kapjen e personave të cilët janë të klasifikuar me shkallë të lartë rrezikshmërie. Aq më tepër që përballë, pra, kishim një person i cili ishte i dënuar me 10 vjet nga Gjykata e Apelit, me vendimin final të korrikut të 2018-ës. 

Një person i shpallur në kërkim prej gjithë këtyre kohëve, dhe një ushtarak që njihte mirë si armën, qitjen me armë, po dhe veprimet ushtarake, kërcënimet që ai mund të bënte në terren. 

Dhe kjo e vështirësonte atë operacion, ku jo vetëm 35 veta që duhet të kishin në këtë operacion, por duhet të kishin edhe mjete të tjera mbështetëse, ku ndoshta droni, ku mund të orientohej nga ajri forcat, nëse mund të kishim helikopter në momentin e ndërhyrjes, duke marrë forca të tjera speciale, jo vetëm forcat e qarkut dhe forcat ‘Shqiponja’, por mund të kishim forcat elitë sepse hetimi që do të kemi tashmë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, por dhe nga Prokuroria për vrasjen e një punonjësi dhe plagosjen e një tjetri, duhet të shikohen edhe si është drejtuar operacioni.

Ai la familjen, la familjarët e tij dhe humbi jetën në një moshë të re. Pse? Për hir të detyrës, në emër të shtetit, në emër të funksioneve, në emër të të drejtësisë. 

Prandaj kjo dhimbje që ndjejmë të gjithë ne, të gjithë ne që kemi punuar në polici, por dhe ata që s’janë, s’do të jenë, është një dhimbje e madhe. Sepse, thashë, nuk është thjesht një person që është vrarë, por është vrarë shteti. Dhe në momentin që shteti është vrarë, patjetër duhet bërë analiza.

Pse u vra ky personi? Për gabime operacionale? Për aftësi të jashtëzakonshme të autorit? Për pamundësi të vendosjes së infrastrukturës, ose të mbrojtjes së nevojshme që ata duhet të kenë? Të gjitha këto do të bëhen analizë sepse jo vetëm në këtë rast duhet të dalin përgjegjësit dhe përgjegjësia, por duhet dhe në raste të tjera të mos kemi ngjarje të tilla, sepse në qoftë se ne humbim në çdo operacion punonjës policie pastaj kjo është e dhimbshme.

Nuk mund të llogarisim sa persona kemi përballë dhe aq punonjës policie humbasin. Prandaj është e dhimbshme. Rasti i humbjes së një punonjësi policie është e dhimbshme edhe nga pikëpamja profesionale, edhe nga pikëpamja humane, por edhe nga pikëpamja taktike, sepse i jep kurajo personave si ai që edhe mund të qëllojnë dhe të kenë guximin. Ai nuk ka shprehur asnjë pendesë. 

Një person që jeton në pyje, një person që ka jetuar në stane. Mendoni çfarë agresiviteti, ambjenti ku ai ka jetuar gjithë këto vite dhe me çfarë urrejtje dhe me çfarë përballje. Nga disa portale që thonë ai bënte stërvitje, u përgatiste me armën, po ku i gjente fishekët? Po furnizimin nga e merrte? Për të jetuar. Jetonte vetëm me delet? Ka pasur kontakte apo jo? Si janë marrë informacionet policore? Ka pasur dekonspirim? Apo rastësisht ai zbuloi që punonjësit e policisë vajtën dhe diktoi lëvizjet dhe bëri goditjen ndaj tyre? Prandaj të gjitha këto do jenë pjesë të hetimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE