
Një skandal ka përfshirë Policinë e Qytetit të Cyrihut, pasi dy efektive janë vënë në qendër të hetimeve për shkak të lidhjeve të tyre me një 35-vjeçar shqiptaro-zviceran, i njohur nga autoritetet për të kaluarën e tij kriminale.
Sipas mediave të huaja, 35-vjeçari paraqitet në rrjetet sociale si një sipërmarrës i suksesshëm, duke ekspozuar jetën luksoze me jahte, makina sportive dhe festa me personazhe të njohur. Megjithatë, ai rezulton të ketë qenë krahu i djathtë i një bosi të drogës dhe është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, përfshirë përdhunime, trafik narkotikësh dhe shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas medias zvicerane, njëra prej policeve i kishte dhënë atij akses në sistemin informativ të policisë, duke i lënë telefonin e punës të zhbllokuar, çka i mundësoi kërkime në bazën e të dhënave zyrtare. Për këtë shkelje, ajo u dënua me urdhër penal në muajin prill dhe humbi vendin e punës.
Ndërkohë, 35-vjeçari krijoi një lidhje edhe me një efektive tjetër të Policisë së Cyrihut. Ndaj saj është hapur një hetim penal nën dyshimin për shkelje të sekretit zyrtar, ndërsa autoritetet theksojnë se deri në një vendim të formës së prerë zbatohet prezumimi i pafajësisë. Policia konfirmoi se ajo nuk është më pjesë e trupës që prej dhjetorit 2025.
Policia e Qytetit të Cyrihut deklaroi se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale. Sipas zyrës së shtypit, prej vitit 2015 institucioni ka ngritur një sektor të posaçëm për parandalimin e shkeljeve nga punonjësit, ndërsa efektivët trajnohen rregullisht për etikën dhe përgjegjësitë që lidhen me detyrën. Megjithatë, autoritetet theksojnë se sjellja e punonjësve në jetën private mbetet jashtë kontrollit të institucionit, edhe pse ligji u kërkon atyre të mos dëmtojnë imazhin e Policisë as jashtë orarit të punës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
