LAJME / E Diel 8 Tetor 2023, 11:11

“Situata në Izrael, e jashtëzakonshme”, ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë atje

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Izrael. Ministria thekson se aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion është i hapur ndërsa ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni dhe email për të kontaktuar në raste nevoje.

Njoftimi i ministrisë së Jashtme:

Nisur nga situata në Izrael ju bëj me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje. Në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë lutem publikimi sa më parë të informacionit si më poshtë:

?? Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim:

?? Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

?? Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app:
+972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]

?? Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.

?Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command https://www.oref.org.il/en