LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 21:09

Siçilianët u revoltuan me dasmën e Dua Lipas, por këngëtarja shqiptare bëri gjestin që askush nuk e priste

Festimet marramendëse të martesës së Dua Lipa dhe Callum Turner në Palermo të Siçilisë nuk kanë sjellë vetëm atmosferë festive dhe të ftuar VIP, por edhe pakënaqësi nga një pjesë e banorëve vendas.

Sipas raportimeve të mediave britanike, këngëtarja thuhet se ka paguar rreth 5 mijë paund si kompensim për banorët që jetojnë pranë zonave të prekura nga organizimi i dasmës, pas ankesave për kufizimet dhe bllokimet e vendosura gjatë eventit.

Festimet, të cilat zgjasin tre ditë, kanë sjellë mbylljen e disa zonave publike në qendër të Palermos, përfshirë dy sheshe të njohura, duke shkaktuar reagime të përziera mes qytetarëve dhe bizneseve lokale.

Pakënaqësia e disa banorëve u shfaq edhe përmes grafiteve protestuese të shkruara në mure dhe kolona pranë vendeve ku po zhvillohen aktivitetet e dasmës. Një nga mesazhet më të komentuara thuhet se deklaronte se “Palermo nuk është me qira”, duke kritikuar kufizimet e vendosura për shkak të ceremonisë luksoze.

Ndërkohë, shumë qytetarë mbetën të zhgënjyer pasi nuk u lejuan t’i afroheshin zonave ku po mbërrinin të ftuarit VIP për pritjen e mirëseardhjes. Forca të shumta policie dhe ekipe private sigurie kanë rrethuar vendet kryesore të festimeve, duke kufizuar hyrjen e publikut.

Nga ana tjetër, autoritetet lokale kanë mbrojtur organizimin e eventit. Kryetari i Palermos, Roberto Lagalla, deklaroi se zgjedhja e qytetit nga Dua Lipa për dasmën e saj përfaqëson një promovim të rëndësishëm ndërkombëtar për Palermon dhe pritet të sjellë përfitime ekonomike për zonën.

Sipas raportimeve, çifti po qëndron në hotelin luksoz Villa Igiea, ku thuhet se kanë rezervuar një kat të tërë për familjarët dhe të ftuarit e tyre.

Ceremonia kryesore pritet të zhvillohet në Villa Valguarnera, ndërsa kostoja totale e festimeve raportohet të arrijë në rreth 1.5 milionë euro. Për sigurinë janë angazhuar më shumë se 50 truproja, ndërsa në zonat përreth janë vendosur masa të rrepta, përfshirë ndalimin e fluturimeve me dronë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE