LAJME / E Shtunë 25 Maj 2024, 22:10

Si e kujtonte Agron Llakaj historinë e tij 40-vjeçare me Kostandinën! (Foto)

Kostandina, bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit Agron Llakajt është ndarë nga jeta, pas luftës me sëmundjen e rëndë. Një mesazh i ndjerë i aktorit ka prekur të gjithë dashamirësit e tij por jo vetëm, ku mes rreshtave tregon se sa shokë, të dashur, gjyshër të mirë ishin ata të dy.

“Ti ishte shtëpia, forca më e madhe që ne kishim”, shkruan ndër reshta aktori për humbjen e bashkëshortes.

Në çdo rast edhe më herët aktori nuk ngurronte të shprehte dashurinë e madhe që ndjente për bashkëshorten e tij me të cilën ka dy fëmijë Aliden dhe Enon.

Në ditëlindjen e fundit të festuar bashkë, aktori shprehej kështu për Kostandinën!

“Dhjetori është i vetmi muaj ku unë nuk zgjedh kartoline urimi si ne çdo muaj tjetër, sepse ditëlindja jote na sjell Dhjetorin…dhe besoj je kartolina më e bukur për mua”.

DritareTv i shpreh ngushëllime familjes Llakaj për këtë dhimbje të madhe!/M.K-dritare.net