
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante
dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar sot (01.07.2026) ekstradimin e një shtetasi gjerman, A.R., nga Kosova drejt Gjermanisë.
Ai ishte arrestuar më parë në Kosovë pasi kërkohej nga INTERPOL-i me urdhër arresti ndërkombëtar
të lëshuar nga autoritetet gjermane, nën dyshimin për veprën penale “trafikim me narkotikë”.
Sipas autoriteteve, procesi i ekstradimit është kryer në përputhje me ligjet në fuqi dhe në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
