
Publicistja Kimete Berisha ka publikuar një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe raportet mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Në postimin e saj, Berisha pretendon se presidentja ka mbetur e vetmuar politikisht, duke thënë se disa nga bashkëpunëtorët më të afërt, sipas saj, janë distancuar nga ajo.
“E braktisën të gjithë. Donika Gërvalla, Haxhi Kazanova, Faton Peci…”, shkruan Berisha në reagimin e saj.
Ajo rendit disa arsye pse, sipas saj, Osmani ka humbur mbështetjen politike.
“Pse e braktisën? Se është e papërshtatshme, mendjemadhe dhe as nuk skuqet as nuk zverdhet; sepse merret me intriga; se është materialiste, apo sepse asaj së shpejti i kryhet mandati dhe me të më nuk ka ardhmëri politike”, shkruan Berisha.
Në analizën e saj, publicistja krahason edhe stilin politik të Vjosa Osmanit me atë të Albin Kurtit, duke pretenduar se të dy kanë karakteristika të ndryshme në mënyrën e udhëheqjes.
Sipas saj, Kurti ka aftësi më të mëdha për kontroll politik, ndërsa Osmani, sipas përshkrimit të saj, reagon më shumë në mënyrë emocionale.
“Vjosa Osmani nuk mund ta mund Albin Kurtin. Por mund ta dobësojë shumë”, shprehet Berisha.
Ajo komenton edhe tensionet e fundit mes presidentes dhe kryeministrit në detyrë, duke pretenduar se përplasja mes tyre tashmë është bërë e hapur.
Në postim, Berisha shprehet se opozita duhet ta shfrytëzojë këtë situatë politike, pasi sipas saj, presidentja është futur në konflikt të drejtpërdrejtë me Albin Kurtin.
Po ashtu, ajo kritikon edhe mënyrën e funksionimit të institucioneve gjatë viteve të fundit, duke pretenduar se bashkëpunimi mes Osmanit dhe Kurtit ka ndikuar negativisht në jetën politike të vendit.
Shkrimi i Kimete Berishës ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku mbështetës dhe kundërshtarë të figurave politike kanë debatuar rreth pretendimeve të saj.
Deri më tani, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk kanë reaguar ndaj deklaratave të bëra nga publicistja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
