Dy fëmijët 13 dhe 14 vjeç që ranë në lumin Arachthos në Arta të Greqisë, kanë humbur çdo shpresë për të mbijetuar, pasi mjekët konfirmuan se të miturit kanë hyrë në gjendje të vdekjes klinike. E vetmja gjë që i mban në jetë janë pajisjet mjekësore.
Në këto rrethana tragjike, prindërit kanë marrë vendimin e dhimbshëm, por fisnik: të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre për të shpëtuar jetë të tjera. Dy të miturit u nxorën nga lumi pa ndjenja nga shqiptari Ledian Goga, i cili u hodh në ujë pa hezitim dhe arriti t’i nxjerrë.
Pas një reanimacioni intensiv, ata u dërguan në një spital në Patra, por dëmtimet në tru dhe mungesa e oksigjenit për më shumë se një orë rezultuan fatale.
Në vendin ku ndodhi tragjedia, miqtë e tyre kanë vendosur lule dhe mesazhe prekëse, duke i quajtur “heronj që do të kujtohen përgjithmonë” do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE