LAJME / E Enjte 10 Gusht 2023, 23:11

Shpërthime të fuqishme në guroret në Borizanë, mbërrin menjëherë policia

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar rreth orës 17:45 minuta nga guroret që ndodhen sipër fshatit Borizanë të Fushë- Krujës.

Banorët të lagjes “Hima”, të cilët jetojnë pranë gurores kanë njoftuar policinë duke thënë se po u dëmtohen banesat.

Mësohet se policia u ka kërkuar që të shkojnë dhe të bëjnë denoncim në komisariat.

Banorët nuk kanë pranuar me arsyetimin se nuk kanë besim tek insitucionet.