LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 17:05

Shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët këtë vit, Policia e Kosovës jep sqarime

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga fillimi i vitit 2026 e deri më tani, 6,259 shoferëve u është ndaluar drejtimi i automjeteve dhe u janë konfiskuar patentë shoferët, në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Ky sqarim vjen pas diskutimeve dhe dilemave të ngritura në opinion publik nga disa njohës të sistemit të drejtësisë, të cilët kanë shprehur shqetësime se konfiskimi i patentë shoferëve nga Policia mund të përbëjë shkelje të të drejtave të njeriut.

Në një përgjigje zyrtare, Policia e Kosovës thekson se të gjitha veprimet ndërmerren në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se masat mbrojtëse janë të parapara me ligj.

“Policia e Kosovës zbaton të gjitha ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe, në rastin konkret, ligjet që lidhen me fushën e trafikut. Përveç gjobave për kundërvajtje të ndryshme, janë paraparë edhe masa mbrojtëse. Nga fillimi i këtij viti, 6,259 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Sipas Policisë, konfiskimi i patentë shoferit nuk është një masë arbitrare, por një sanksion i paraparë me legjislacionin për rastet kur drejtuesit e automjeteve kryejnë shkelje të caktuara të rregullave të trafikut.

Deklarata e Policisë pason debatet e fundit mbi kompetencat e institucioneve në shqiptimin e masave ndëshkuese në trafik, ndërsa çështja ka nxitur reagime të ndryshme nga ekspertë të fushës juridike.

Autoritetet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, duke theksuar se masat ndëshkuese kanë për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE