
Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Dopaj.
Dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin tip "BMW", që drejtohej nga shtetasja E. Ç., 21 vjeçe, banuese në Korçë.
Drejtuesja e ka braktisur mjetin në sekondat fatale.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
