LAJME / E Premte 25 Shtator 2026, 20:08

Rama në SHBA/ LAJM I FUNDIT: Çfarë zhvillimi pritet sot?! Kryeministri sot do të…

Kryeminsitri Edi Rama i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej ditës së shtunë, pritet të mbajë sot fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në hapje të debatit.

Mbetet ende pikëpytje, nëse pjesë e fjalës së kryeministrit Edi Rama do të jetë edhe dënimi i liderëve të UÇK-së që tronditi gjithë shqiptarët një javë më parë.

Gjatë këtyre ditëve kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan ndërsa siç ka njoftuar më herët Agjencia për Media dhe Inforim, kryeminsitri Rama pritet të marrë pjesë në aktivitete të nivelit të lartë dhe të ketë takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Asambleja e Përgjithshme të OKB-së zhvillon punimet e saj nga data 22 deri më 28 shtator, ndërsa kryeminsitri Edi Rama shoqërohet në këtë takim nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar i Shqiperisë.