Lek Ndreshaj, me banim në Torovicë të Lezhës, prej 4 ditësh ka humbur kontaktet me familjarët.
78-vjeçari mësohet se në datën 9 qershor ka marrë pjesë në një varrim në Malësinë e Madhe dhe prej orës 13:07 minuta të asaj dite nuk është parë më.
Djali i tij, Gëzim Leka ka ngritur alarmin për humbjen e të atit, teksa shprehet se i moshuari nuk ka pasur probleme me askënd.
Raportohet se gjatë varrimit ka shfaqur shenja lodhje, ndërsa sjellja e tij ka qenë normale. Sipas të afërmeve të tij, gjithashtu se nuk ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.
Djali i të moshuarit thotë se policia e Malësisë së Madhe, si edhe banorët atje i kanë ardhur në ndihmë duke bërë kërkime në zonën malore të Shkrelit, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e tij do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE