
Një video e publikuar në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta, pasi në të pretendohet se shfaqet një çift duke kryer sjellje të papërshtatshme në një hapësirë publike, në plazhin e Shëngjinit
Sipas personit që ka dërguar pamjet, videoja është regjistruar pasditen e djeshme, në një kohë kur në plazh ndodheshin shumë pushues, përfshirë edhe familje me fëmijë.
Denoncuesi ka shprehur shqetësimin e tij, duke theksuar se situata është zhvilluar në prani të personave të tjerë që po shijonin pushimet në bregdet.
Pamjet, të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, pretendohet se tregojnë një çift në ujë duke u sjellë në mënyrë të papërshtatshme për një ambient publik.
Deri më tani nuk ka informacion nëse autoritetet janë njoftuar lidhur me rastin apo nëse është ndërmarrë ndonjë veprim zyrtar. Ndërkohë, ngjarja ka nxitur diskutime në rrjet për respektimin e rregullave të sjelljes në hapësirat publike, veçanërisht në vende të frekuentuara nga familje dhe fëmijë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
