LAJME / E Premte 9 Maj 2025, 15:03

Sherri për një vajzë? U godit me thikë në zemër nga bashkatdhetarët, kush është 35-vjeçari që humbi jetën! Arrestohen dy të rinj si të përfshirë në krim, njëri prej tyre i mitur

Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar nga policia italiane si të akuzuar për vrasjen e bashkëkombësit të tyre Vladimir Lleshi.

35-vjeçari u godit për vdekje me thikë pasditen e djeshme, më 8 maj, midis rrugës Corridoni dhe Baracca në Prato.

Dy të rinjtë u morën në pyetje para zëvendësprokurores Valentina Cosci. Sipas dëshmisë së tyre, sherri ka ndodhur për shkak të mesazheve dërguar një vajze.

Ata e kishin lënë të takoheshin me Vladimir Leshin në vendin e krimit, ku ky i fundit kishte mbërritur nën shoqërinë e dy personave të tjerë.

Kjo çoi në një grindje që rezultoi fatale për Vladimir Lleshin. Dyshohet se të rinjtë sulmuan 35-vjeçarin dhe më pas u larguan me vrap.

I plagosur mbeti edhe një 21-vjeçar shqiptar që ndërhyri për ta mbrojtur. I riu u gjet i plagosur në vendngjarje dhe u dërgua në spital , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.