LAJME / E Premte 16 Maj 2025, 15:03

Sherr me th*ka/ Lëndohet një 15-vjeçar, ja si paraqitet gjendja e tij

Një 15-vjeçar është plagosur sot në thikë, nga një 14-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në Maliq, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.