
PARIS- Jo vetëm në Shqipëri!
Një djalë 15-vjeçar humbi jetën pranë një shkolle të mesme në Paris pasi u godit me thikë pas një sherri mëngjesin e së martës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lycée Rodin, në lagjen 13 të Parisit ku ka ndodhur një sherr mes dhjetë adoleshentësh.
Sipas informacioneve të para një adoleshent 15-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë. I riu nuk ishte gjimnazist. Departamenti i Zjarrfikësve të Parisit u përgjigj dhe dërgoi pesë automjete në vendngjarje, duke përfshirë tre automjete emergjente dhe të ndihmës për të plagosurit.
