
INDI-Një tunel në ndërtim e sipër në rrethin Uttarkashi, në Uttarakhand, u shemb të shtunën në mbrëmje. Të paktën 36 punëtorë dyshohet se janë bllokuar brenda. Operacioni i shpëtimit pritet të zgjasë 2-3 ditë për të përfunduar.
Të paktën 36 punëtorë dyshohet se janë bllokuar brenda një tuneli në shtetin Himalayan të Indisë, Uttarakhand pasi struktura në ndërtim e sipër u shemb të shtunën mbrëma, raportohet në mediat e huaja.
Ekipet e Fondit Kombëtar dhe Shtetëror të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF & SDRF) dhe personeli i policisë kanë nxituar në vendngjarje dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar aktualisht në tunelin që lidh Silkyara me Dandalgaon në Autostradën Kombëtare Brahmakhal-Yamunotri.
