LAJME / E Diel 15 Tetor 2023, 20:08

"Sa më i pastër shpirti, më shumë shkëlqen fytyra kur nuk ke operacione plastike sigurisht"/ Plas keq në studio, moderatori nuk përmbahet ndaj ish-banores së 'BBV': Nga të del gjithë ai mllef


Rudina Demneri e njohur si Paloma e ftuar në “DWTS Fan Club”, ka komentuar Ronaldon si konkurrent i “Dancing with the stars” dhe tha se bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij.


Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë Ronaldo me anë të disa postimeve në Instastory.

 


“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.”, ka shkruar Ronaldo.