LAJME / E Premte 13 Qershor 2025, 18:06

Rritja e temperaturave/ Mjeku apel qytetarve: Kujdes i shtuar për personat me risk, ja çfarë duhet të bëni

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, foli sot në një studio televizive lidhur me rritjen e temperaturave dhe ndikimin e tyre në shëndetin e qytetarëve.Brataj tha se janë shtuar rastet në urgjencë për sa i përket personave që shfaqin probleme shëndetësore për shkak të vapës.

Mjeku theksoi se me rritjen e temperaturave duhet të tregojnë kujdes të shtuar moshat me risk.

“Përgatitje duhet të kenë më shumë me persona që janë më në risk, fëmijët, të moshuarit, por edhe tek të tjerët, patjetër. Duhet të shikojmë mirë filtrat e kondicionerëve, nëse janë ndërruar apo jo. Kush nuk ka kondicioner, duhet parë nëse dhoma është tepër e rrahur nga dielli. Duhet kujdes nga personat me risk”, tha Skënder Brataj.

Gjithashtu doktori tha se qytetarët duhet të tregojnë kujdes me ushqimet, teksa këshillon veshje të lehta dhe bardha si edhe përdorimin e kapelës dhe syzeve.

“Duhet të keni kujdes me ushqimet, të jenë të kontrolluara. Po e nxore nga frigoriferi ushqimin, mos e fut më. Kur është nxehtë, gjeni një hije, pemë etj. Një goditje në tru, mund të vijë edhe nga dielli i madh. Duhet të vishemi kryesisht me rroba të bardha, e mira do ishte vendosja e kapelës, edhe syzet janë një gjë e mirë”, tha mjeku.

Skënder Brataj: Ka një rritje të lehtë të rasteve në urgjencë, sidomos atyre që janë tipike të nxehtit, apo të vapës si mund të thuash. Janë rreth 20 thirrje më shumë në ditë në krahasim me majin, jo me vitin e kaluar. Është një stinë, që ka luhatje vit për vit. Janë 160 thirrje në ditë për ndihmë në urgjencë. Përgatitje duhet të kenë më shumë me persona që janë më në risk, fëmijët, të moshuarit, por edhe tek të tjerët, patjetër.

Duhet të shikojmë mirë filtrat e kondicionerëve, nëse janë ndërruar apo jo. Kush nuk ka kondicioner, duhet parë nëse dhoma është tepër e rrahur nga dielli. Duhet kujdes nga personat me risk. Kur temperaturat janë të larta jashtë, mund të mbash kondicionerin tek 20-22 gradë. Kur është nxehtë jashtë dhe brenda nuk ka qenë vapë, kur del nga banesa apo vend tjetër, mund të dalësh ngadalë. Kur ke shenja të tilla si veshje e syve apo tjetër, mund të pushosh pak. Virozat e stinës kanë të nxehtin aleat të tyre. Kur je sëmurë shumë, duhet të kërkosh ndihmë…

Duhet të keni kujdes me ushqimet, të jenë të kontrolluara. Po e nxore nga frigoriferi ushqimin, mos e fut më. Kur është nxehtë, gjeni një hije, pemë etj. Një goditje në tru, mund të vijë edhe nga dielli i madh. Duhet të vishemi kryesisht me rroba të bardha, e mira do ishte vendosja e kapelës, edhe syzet janë një gjë e mirë  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE