LAJME / E Diel 1 Tetor 2023, 13:01

“Riviera shqiptare, perla e fshehur e Europës”

Media amerikane, “Thrillist”: Rivalizon Zvicrën dhe Zelandën e Re

“Një perlë të fshehur të Europës” e ka përshkruar riverën shqiptare, media e njohur amerikane “Thrillist”.

Gazetari Danielle Owen, vizitoi paraprakisht Kretën dhe Santorinin në vendin fqinj, por shprehet i surprizuar nga çfarë kishte rezervuar Shqipëria për të.

“Shqipëria është pak më e madhe se Maryland dhe mund të ekslporohet nga kryeqyteti Tirana deri në Alpet Shqiptare, shtigjet e të cilit rivalizojnë Zvicrën dhe Zelandën e Re”, thuhet në artikull.

Zemra e vendit konsiderohet Riviera. Vendi ku gurët e bardhë mbulojnë plazhet midis mureve të larta të kanionit dhe pyjeve masive, duke i lënë vendin detit Jon të tejdukshëm.

Drimadhes konsiderohet si një zonë turistike ku ke shumë opsione për akomodim, nga kampingjet buzë detit tek hotelet në kodër. Për një përvojë më të zhurshme sugjerohet Dhërmiu.

Plazhet më të mira për t’u frekuentutar konsiderohen plazhi i Gjipesë, Akuariumit dhe Himarës.

Saranda vlerësohet për zhvillimin e vazhdueshëm që po pëson. Përveç plazheve, mund të shijosh restorante dhe bare me atmosferë të jashtëzakonshme.

Një tjetër destinancion i preferuar për gazetarin amerikan është Ksamili dhe Butrinti.