LAJME / E Premte 13 Shtator 2024, 12:12

Reshje shiu dhe stuhi, ulen temperaturat, ja cfare pritet në vijim..

Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi intesive. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 -6 me lartësi vale 0,5-2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    13/24°C

– Zonat e ulëta     17/26°C

– Zonat bregdetare 20/25°C

Kosova për dt. 13 Shtator 2024 do të ketë vranesira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C –14°C në mëngjes deri në 18°C –21°C gradë Celsius në mesditë.

Në vendin tonë moti do të jetë me vranesira dhe reshje shiu me intesitet mesatar. Reshje bore ne Alpe. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore    15/20°C

– Zonat e ulëta     18/24°C

– Zonat bregdetare 21/23°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari