LAJME / E Diel 8 Tetor 2023, 17:05

Realizohet dasma e munguar, çifti vishet nuse e dhëndër në 50-vjetorin e martesës

Më 26 Korrik 1973, Samiu dhe Mbarimja u lidhën në martesë. Rrethanat e kohës nuk ishin në favorin e tyre, Samiu ishte me “biografi të keqe” ndërsa ajo vinte nga një familje e mirë. U bënë prindër të 3 fëmijëve, punuan dhe qëndruan krah njëri-tjetrit në çdo vështirësi e sfidë.

Por gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty”, Samiu tha se një prej pengjeve më të mëdha  të tij është se nuk mundën të martoheshin me një dasmë, të visheshin si nuse e dhëndër e të gëzonin.

Këtë peng, “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e ktheu në një dëshirë të realizuar 50 vite pas martesës së tyre. Publiku u nda në anën e nuses dhe të dhëndrit, të cilët më në fund mundën të shijonin ditën e tyre.

Dasmës iu bashkua edhe vajza e madhe e Samiut dhe Mbarimes, shoqëruar nga dy fëmijët e saj për të fryrë qirinjtë e dashurisë dhe për të nisur ahengun e festën./tvklan.al