Partia Socialiste e Gjirokastrës ka ndaluar tubimet elektorale në këtë qytet, pas ngjarjes tragjike, ku një 17-vjeçar i dha fund jetës.
Në një njoftim të shpërndarë edhe nga ministrja socialiste Mirela Kumbaro, njoftohet ndërprerja e tubimeve për 24 orë në respekt të dhimbjes së madhe të familjes së 17-vjeçarit Vehip Peçi.
“Të dashur bashkëqytetarë të Gjirokastrës në respekt të dhimbjes së thellë të Familjes Peçi, duke ndarë me ta hidhërimin për tragjedinë që u ka ndodhur, Partia Socialiste Gjirokastër ka vendosur të ndalojë për 24 orë tubimet elektorale.
Shprehim edhe një herë ngushellimet më të ndjera familjes, shokëve dhe të afërmve të të ndjerit”, njofton PS e Gjirokastrës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin